Në një postim prekës në rrjetet sociale, Arjan Konomi do të shkruante: “Hueyda e shtrenjtë! Ike nga kjo jetë me aq elegancë, dinjitet, mirësi dhe me buzëqeshjen tënde plot shpirt që nuk e ndave asnjëherë! Një ditë do bashkohemi përsëri diku në qiell për të qeshur e festuar, dhe për të kujtuar si kemi qenë, dhe sa bukur e me sa dashuri kemi kaluar”.
Ndërkaq sot ai ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të artistes në Luksemburg, ku ka qëndruar pranë djalit të saj të vogël, Gabrielit.
Konomi ka ndarë në rrjetet sociale disa momente me vogëlushin, të cilin e përqafon dhe e fton të përshëndesë në kamera. FAX