Me pak më pak se dy të tretat e popullsisë të vaksinuar plotësisht, zviceranët kanë një nga normat më të ulëta të vaksinimit në Europën Perëndimore. Tani, infeksionet Covid-19 po rriten në mënyrë eksponenciale, me numrat e rasteve që rriten me 40 deri në 50 për qind për çdo javë që kalon.
Por, ndryshe nga vendet e tjera të Europës, Zvicra jo vetëm që nuk po mendon kufizime të reja, ashtu si Gjermania, Italia, apo Austria, por do të votojë ditën e diel në një referendum lehtësimin e masave aktuale.
Që nga fillimi i pandemisë, qeveria zvicerane ka marrë vendime të balancuara, duke u përpjekur të vendosë masa për të kontrolluar përhapjen e Covid-it, por edhe duke i qëndruar ende besnike sistemit të demokracisë së drejtpërdrejtë të Zvicrës, në të cilin qeveria ka pak fuqi formale dhe njerëzit kanë fjalën e fundit.
Izolimet e Zvicrës nuk ishin kurrë aq të rrepta sa fqinjët e saj. Njerëzit u lejuan jashtë për aktivitet fizik sa herë që të dëshironin dhe shkollat u mbyllën vetëm për disa javë.
Autoritetet prezantuan një certifikatë Covid me dëshmi të vaksinimit, test negativ ose imunizim pas kalimit të sëmundjes. Në shtator u bë e detyrueshme hyrja në bare, kafene, restorante, kinema, muze, ngjarje sportive dhe klasa universitare me anë të këtyre dokumentacioneve./Gazeta Shqip