Një 47-vjeçar nga Shijaku ka denoncuar në polici zhdukjen e vajzës së tij 20-vjeçare, raporton News 24. Burime zyrtare nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se vajza me iniciale K.B, banuese në Sendër Sukth, Shijak, ka vënë në alarm familjen e saj, pasi nuk është kthyer në banesë. Ndërkohë policia e Durrësit është vënë në kërkim të 20-vjecares.
“Më datë 04.01.2016, ka bërë kallëzim babai i saj shtetasi, B.B. 47 vjeç, pasi është larguar nga banesa shtetësja K.B”, thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit.