Sekretari i PD-së, Bardhi për Foltoren: “Një pakicë zhurmshme që vetëm shan. Tallje me demokratët”

Bardhi 2

Për Gazment Bardhin ajo që ish-kryeministri Sali berisha ka nisur është një betejë përsonale për pushtet dhe interesa personalë të tij. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News 24, Bardhi tha se situata e PD është e vështirë pasi ka shfokusuar vëmendjen nga përgjegjësia  e marrë pas zgjedhjeve dhe nga beteja me regjimin e Edi Ramës.

“Për fat të keq ajo që nisi si një përpjekje për demokratizim të partisë është shfaqur edhe ne opinionin publik si një betejë personale e Berishës për pushtet. Ndjej keqardhje sepse fokusi i PD-se duhej të ishte kundër regjimit të Edi Ramës. Një pakicë e zhurshme kam fokusuar vëmendjen në sharje ndaj partisë dhe lidershipi të PD-së. Kur them pakicë bazohem në mendimin e shprehur nga anëtarët e çdo organi brenda partisë. Beteja e Berishës nisi pas një vendimi të kryetarit të partisë si rrejdhojë e një vendimi të SHBA për shpallje non grata të tij. Është situatë e vështirë, nuk e mohoj, na ka shfokusuar nga përgjegjësia që kemi por jam i sigurtë që me vendimet që do të marrin në Kuvendin e 18 dhjetorit do ta kapërcejmë këtë”- tha ai,

Lidhur me procesin e mbledhjes së firmave për mbledhjen e Kuvendit më 11 dhjetor, duke përmendur edhe rastin e sotëm ku përfaqësues të PD të Elbasanit lexuan emrat e delgatëve që kanë firmosur, Bardhi tha se një pjesë e tyre nuk janë delegatë. Sipas tij ky proces i nisur me 10 nëntor është një tallje me demokratët.

“Jam informuar për rastin e Elbasanit. Dua të them se një pjesë e tyre nuk janë delegatë  në Kuvendin e Partisë Demokratike. Një pjesë tjetër kanë konfirmuar se nuk kanë firmosur por u është lexuar emri. Ky proces është një tallje ndaj demokratëve. Elbasani nuk ka aq anëtarë në Kuvend.  Kam vendosur që jo vetëm të mos bëhem pjesë e një procesi tallje që ka nisur që më 10 nëntor ku firmat u mbyllën në kasafortë e po vazhdon. Ka një vendim të kryesisë së –PD se kur do të mblidhet Kuvendi i partisë Demokratike. Me 112 dhjetor kushdo është i lirë të bëjë mbledhje, miting por Kuvend ka vetëm më datën 18 dhjetor. Kjo me emra është shoë i përditshëm  dhe raportojnë shifra sipas mendjes së tyre. Kjo lloj tallje me shifra e emra që kërkojnë të bëjnë zhurmë do të marrë përgjigje në Kuvendin e PD me 18 dhjetor. Nuk dua të aludoj në lidhje me procesin e firmave. Nuk e mohij që brenda anëtarëve të PD-së Berisha ka mbësëhtetës dhe simpatizantë pasi është lideri historik i PD. E rëndësishme është të mos e shëndërojëm PD-në në një celulë politike ku njqë individ vendos për gjithçka dhe kush mendon ndryshe shpallet ilegal”- tha ai. BW

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com