Rrëshqitjet e gurëve po vënë në rrezik jetën e banorëve në Torovicë të Lezhës. Dy masiv të mëdhenj përfunduan në oborrin e një familjeje duke rrezikuar jetën e tyre, por jo vetëm. Edhe udhëtarët ndihen të kërcënuar nga situatë pasi rruga lidh Lezhën me Velipojën dhe një pjesë të Shkodrës.
LEZHË- Rrëshqitjet e gurëve po vënë në rrezik jetën e banorëve në Torovicë të Lezhës. Dy masiv të mëdhenj përfunduan në oborrin e një familjeje duke rrezikuar jetën e tyre, por jo vetëm. Edhe udhëtarët ndihen të kërcënuar nga situatë pasi rruga lidh Lezhën me Velipojën dhe një pjesë të Shkodrës.
Duke qenë se kjo është një zonë e frekuentuar shpesh nga banorët, ata ndihen në rrezik për të lëvizur pasi shpesh gurët rrëshqasin nga majat. Masiv të tjerë shkëmborë kanë lëvizur ndërsa banorët apelojnë për ndërhyrje.