Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me sulmin me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan, ku mbetën të vdekur shoferi, fatorino dhe dy nxënës, ndërsa dy të tjerë u plagosën. Haradinaj shprehet se u trishtua nga lajmi ndërsa deklaron se i bashkohet dhimbjes së familjarëve të viktimave. Sakaq, ai apelon organet ligjzbatuese të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi kriminal.
“I trishtuar nga sulmi kriminal që ndodhi në Gllogjan, ku humbën jetën tre persona, prej të cilëve dy nxënës. Bashkëndjejmë me familjarët e të vrarëve, duke u lutur për durim dhe forcë, në këto momente të rënda për të gjithë ne. Falënderoj kryetarin Bashkim Ramosaj, Policinë, Prokurorinë dhe ekipet mjekësore emergjente për punën e tyre. Apeloj që organet e rendit sa më parë, të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi të ulët kriminal dhe i njëjti të sjellet para drejtësisë.”-shprehet Haradinaj.