Një grua nga Brazili e cila fitoi vëmendje duke u martuar me veten këtë vit, tani po shkon drejt divorcit pasi ka rrëfyer se ka takuar dikë tjetër.
Sipas medieve të huaja, Cris Galera u lodh duke u mbështetur tek burrat, kështu që vendosi të martohej me veten në një ceremoni zyrtare që u mbajt në muajin shtator.
Modelja 33-vjeçare këmbënguli se nuk ishte e “zhgënjyer” dhe përkundrazi po e përkrahte idenë, por vetëm pas 90 ditëve ajo vendosi të divorcohej.
Cris e cila vjen nga Sao Paulo, thotë se ajo ka dikuar “dikë të veçantë” dhe madje ka filluar të bie në dashuri, pavarësisht se u zotua se do të qëndronte vetëm.
“Isha e lumtur derisa zgjati”, ka potencuar ajo. “Fillova të besoj në dashuri në momentin që takova dikë të veçantë”./m.j