Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja me demokratët e Kurbinit ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se fundin e ka afër.
Sipas Berishës, Rama mori mandatin e tretë duke përdorur patronazhistët, por edhe me forma të tjera të jashtëligjshme. Po ashtu, ish-kreu i PD u shpreh se mandatin e tretë e mori edhe me ndihmën e Lulzim Bashës, i cili sipas tij firmosi fitoren e Ramës.
Sali Berisha teksa iu drejtua kryeministrit i bëri thirrje atij të largohet për në Beograd, pasi në Shqipëri nuk ka më vend. “Mos harro të marrësh me vete edhe Lul pengun”, u shpreh Berisha.
Edvin fundin e ke afërt, ja ku është Kurbini, në këmbë. Mjerë ti çdo heqësh. Edvin atë paralajmërim që i bëra Fatos Nanos po ta bëj edhe ty nga kjo sallë. Fatin e tij do të pësosh. Bëj gati valixhet, nisu për në Beograd në Shqipëri s’ke vend. Mos harro me marr me vete edhe Lul pengun, le që nuk të bie ndërmend kur t’ja mbathësh vetë”, deklaroi nder te tjera Sali Berisha.
Paralajmerimi ndaj Fatos Nanos ne vitin 1998, u permbyll me 14 shtator te atij viti, kur dy dite pas vrasjes se Azem Hajdarit, Sali Berisha organizoi grushtin e deshtuar te shtetit.
Berisha iu përgjigj edhe deklaratave të Ramës, i cili një ditë më parë tha se ‘ka një gur të rëndë mbi qafë’: