Këngëtari i njohur, Klajdi Musabelliu nuk e ka ndarë ende mendjen për tu kurorëzuar. Gjatë një interviste, ku ishte i ftuar së bashku me nënën e tij, këngëtari është shprehur se “do ta mendojë” martesën.
Ndërsa nuk munguan as batutat dhe ngacmimet mes nënë e bir. E ëma e këngëtarit u shpreh se Klajdi Musabelliut “nuk po i mbushet mendja” për t’i dhënë fund beqarisë.
Ky i fundit shtoi me shaka “se po pret që të martohet mami e para meqë është më e madhe, por as ajo s’po e ndan mendjen”.
“Jemi të dy beqarë”, tha Klajdi Musabelliu në “RTV Klan”.
“Nuk e di, nuk i mbushet mendja tani, e ka të vështirë. Sa ishte më i vogël edhe eh, mirëpo tani hajde t’ia mbushësh mendjen”, shtoi nëna e tij.
“Unë kam pritur mamin meqë është më e madhe, po edhe mami s’po e ndan mendjen. Kështu që do ta mendoj (qeshin)”, përfundoi artisti./m.j