Shtëpia e ‘monstrës së Fierit’ Klodian Çalamani, është shkrumbuar nga flakët. Lajmi konfirmohet nga fshati Gracali për mediat, ku Çalamani vrau dhe groposi fqinjin e tij 8-vjeçar, Mateo Vasiu.
Mësohet se bashkë me shtëpinë e vjetër ku ndodhi krimi janë djegur edhe orenditë.
Policia nuk ka ende një autor për ngjarjen e sotme, teksa Çalamani ka qenë që pas krimit, në objektivin e familjes Vasiu dhe qytetarëve.
Këta të fundit kërkojnë dënimin e tij me vdekje, ndërsa Policia për të shmangur ndonjë sulm të mundshëm në Fier, e ka transferuar Çalamanin në burgun e Vlorës.
/javanews/a.r