Ngjarja e rëndë, ku një 34-vjeçare u hodh nga kati i pestë i pallatit së bashku me fëmijën 1 vjeç ka tronditur Vlorën. Pamela Mërtiri dhe djali humbën jetën, ndërsa siç është mësuar ajo kishte udhëtuar nga Tirana në Vlorë për tek babai. Një banore e zonës, thotë për mediat se e reja ishte farmaciste në Tiranë, ndërsa i ati mjek në pension.
“Nuk e njohim fare. Të atin e njohim edhe mamanë. Edhe i ati jetonte në Tiranë, por më shumë rrinte këtu. Ishte e divorcuar. Vetëm këtë fëmijë kishte. Nuk e kemi parë asnjëherë në zonë. Ishte farmaciste në Tiranë. Na ka tronditur shumë, mezi po flas. Babai është mjek në pension. Nuk dimë çfarë kishte,” shprehet qytetarja.
Një tjetër banore rrëfen se 34-vjeçarja kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor para një muaji.
“Ishte vajzë shumë e mirë. Jetonin në Tiranë. Doli doktor Vironi në pension dhe ikën në Tiranë të gjithë. 7-8 muaj kishin që ishin ndarë. I kishte thënë të ëmës, dua të vete në Vlorë. Erdhën këtu, takova edhe unë të ëmën dhe më tha kam Pamelën sëmurë, ka kriza nervore. I thashë merri ilaçe çupës dhe mos e lër vetëm. Sot erdhi më trokiti në derë, më tha e ke parë gjë Pamelën dhe djalin, jo i thashë edhe dola me vrap te hyrja nga ballkoni mos është hedhur se e mora me mend çfarë do bëjë. Kishte një muaj që kishte shfaqur probleme. Dje erdhën në Vlorë. Doktor Vironi po e kërkonte bashkë me të shoqen,” thotë banorja.
/abcnews/ a.r