Këtë të enjte në “Abc e Pasdites” astrologu Jorgo Pulla tregoi për secilën shenjë të zodiakut, se çfarë do të ndodhë në muajin Dhjetor. Ndonëse një muaj festiv, për shumë shenja ishte shumë i mirë, por për disa jo fort dhe aq i favorshëm.
Megjithatë ai mund të konsiderohet një muaj që ndez shpresën sepse kemi ende një eklips të fundit, ai diellor dhe kur ka eklipse ka edhe një hënë të re që është në datën 4.
Por, kur duhet të jemi vigjilent? Nga data 4-13 është periudhë e mirë, 14-19 dhjetor duhet kujdes i veçante nëse duhet të bësh një kontratë punë, apo udhëtim. Gjithashtu, kujdes duhet patur sipas Jorgos edhe në datat 23,24,27,29 dhjetor.
Ermali e pyet nëse janë disa shenja më të favorizuara apo disa që duhet të kenë kujdes. Astrologu theksoi se shenjat më të favorizuara janë Dashi, Binjakët dhe Shigjetari, ndërsa ato që duhet të kenë shumë kujdes janë Demi, Luani dhe Bricjapi.
/a.r