Sipas MeteoAlb: Vendi ynë duke filluar nga mesnata do të përfshihet nga një sistem i fuqishëm vranësirash, i cili do të gjenerojë shira mesatar dhe herë pas here intensiv në zonat perëndimore dhe jugore.
Parashikohet që moti i paqëndrueshëm të mbetet deri orët e vona të pasdites kur parashikohet të ketë intervale me kthjellime.
Temperaturat e ajrit ulen gjatë orëve të para të ditës POR edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 19 °C.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor-jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë.
Kosova
Vranësira të dendura, të cilat do të sjellin rrebeshe shiu të ndërprera nga intervale të shkurtra me kthjellime mbizotërojnë territorin e kosovës deri pasdite, kur moti përmirësohet përkohësisht duke sjellë pauz të reshjeve të shiut.
Maqedonia e Veriut
Një qëndër e presionit të ulët atmosferik e zhvilluar mbi mesdhe me ndikim në të gjithë Ballkanin do të diktojë edhe në republikën e MV vranësira të dendura shoqëruar me shira mesatar dhe lokalisht intensiv. Këto kushte atmosferike mbeten gjatë gjithë ditës.
g.kosovari