Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është përgjigjur Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi në lidhje me deklaratën e tij se PD i ka ofruar LSI, 15 mandate në zonë të sigurt.
Kryemadhi tha se Bardhi ka shumë gjëra për të sqaruar në lidhje me çështjen e Elbasanit.
Ajo i referohet ngjarjes së ndodhur një javë para zgjedhjeve ku Arbër Paplekaj vrau Pjerin Xhuvanin, pasi dyshonte se ky i fundit do të blinte votat e qytetarëve.
“Zoti Bardhi e mori përgjigjen. Zoti Bardhi e para nuk ka qenë në asnjë nga takimet e mia dhe zotit Vasili me zotin Basha. Zoti Bardhi ka qenë vetëm në takimin kur jemi ballafaquar për çështjen e Elbasanit. Që ja kam bërë të qartë hapur mos dil garant bandave të Elbasanit që ti do jesh Ministër i Brendshëm sepse do të kesh probleme ti dhe Partia Demokratike. Dhe kur i kërkoi zoti Basha të dilte në konferencë shtypi nuk pranoi dilte kështu që e mbyll etapën me zotin Bardhi. Zoti Bardhi ka shumë gjëra për të sqaruar më drejtësinë për çështjet e Elbasanit. Dhe zoti Bardhi dhe zoti Basha kanë shumë gjëra për të sqaruar dhe me ambasadoren amerikane për mashtrimet që kanë bërë në emër të LSI në zyrën e saj. Kështu që duhen të jenë shumë të kujdesshëm zoti Bardhi dhe kushdo tjetër për thashethemet që përdorin në tavolinë në emër të LSI dhe ambasadores amerikane”, u shpreh Kryemadhi për Real Story.