Vetëm pak orë pas emërimit, kryeministrja e parë grua e Suedisë ka dhënë dorëheqjen.
Magdalena Andersson, u shpall si udhëheqëse të mërkurën, por dha dorëheqjen pasi partneri i saj i koalicionit u largua nga qeveria dhe buxheti.
Partneri i saj i koalicionit, Partia e Gjelbërt, tha se nuk mund të pranonte një buxhet “të hartuar për herë të parë me të djathtën ekstreme”.
Andersson tha se ajo shpresonte të bëhej sërish kryeministre, ndërsa shtoi se nuk mund të jetë në qeveri kur partia në koalicion jep dorëheqjen.
“Ekziston një praktikë kushtetuese që një qeveri koalicioni duhet të japë dorëheqjen kur një parti tërhiqet. Nuk dua të drejtoj një qeveri, legjitimiteti i së cilës do të vihet në dyshim.” tha socialdemokrati të mërkurën.
Andersson u zgjodh kryeministre, pasi sipas ligjit suedez, shumica e deputetëve nuk votoi kundër saj./m.j