Marina Vjollca dhe Geotoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë.
Lajmi bëhet me dije nga burime ekskluzive për Vip Magazine.al.
Mësohet se e vogla e tyre ka ardhur në jetë ditën e sotme në spitalin Amerikan 3 në kryeqytet.
Marina dhe Getoar Selimi kurorëzuan katër vite më parë dashurinë e tyre të shumëpërfolur në martesë.
Bukuroshja e ekranit shqiptar nuk ka marrë asnjë ditë pushim nga projekti i saj televiziv duke u shfaqur në Klanifornia çdo fundjavë.
Pak kohë më parë debutoi suksesshëm në botën e biznesit duke sjellë në Shqipëri një prej brandeve më suksesshme ndërkombëtare, Elisabete Franchie.
Nuk dihet ende si kanë vendosur ta pagëzojnë vajzën e tyre, Marina dhe Getoari. Pak kohë fansat aluduan se emri i saj do ishte bashkim i emrave të dy prindërve “Marget”.
/a.r