Kjo është makina e shkrumbuar pjeserisht gjate nates në Elbasan, pasi i është vënë flaka qëllimisht.
Burime për ABC bëjnë me dije se “Citroenit” i është vënë zjarri në shenjë hakmarrje për prishjen e pazareve të drogës.
Pronar i makinës dyshohet se është një shpërndarës droge me iniciale E. T. Policia bëri me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 04:55, në Lagjen “Vullnetari”, ndërsa makina ka qenë i parkuar në rrugë, pranë shtëpisë së pronarit.
“Më datë 24.11.2021, rreth orës 04:55, në Lagjen “Vullnetari”, Elbasan, ka rënë zjarr në mjetin tip “Citroen”, në pronësi të shtetasit E. T., i cili ka qenë i parkuar në rrugë, pranë banesës së tij, i cili është djegur pjesërish”, thuhet në njoftimin e policisë. /m.j