Ndihmësjasekretarja amerikane e shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Kaen Donfried, në një bisedë telefonike me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, ka treguar se integrimi i Shqipërisë dhe
Maqedonisë së Veriut në BE është në interes në SHBA.
Donfried shprehu ngushëllimet më të thella për qytetarët maqedonas, të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari.
“Kryeministri Zaev dhe ndihmëssekretarja Donfrid diskutuan për ofertën e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ku SHBA shprehën mbështetje për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE në dhjetor”, tha sot qeveria maqedonase në një komunikatë për median.
Ata ranë dakord gjithashtu se hapja e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është një politikë e jashtme dhe interes gjeostrategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Zaev dhe Donfried gjatë një bisede telefonike riafirmuan partneritetin strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat tani janë partnerë në NATO./m.j