Deputetja e PD, Ina Zhupa i është përgjigjur deklaratave të kreut të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i cili theksoi se halli i vetëm i kreut të PD Lulzim Basha është që të sqarojë në gjyq nëse ka katër apo pesë vila.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zhupa shprehet se kreu i bashkisë së Tiranës duhet të paraqitet fizikisht në SPAK për të dëshmuar sipas saj në lidhje me shpifjet që i rëndojnë ligjërisht.
Më tej Zhupa është ndalur tek Vettingu i politikanëve ndrësa thekson sse kjo është rruga nëpërmjet të cilës çdo politikan i zgjedhur të japë llogari për pasurinë e pajustifikuar dhe lidhjet me krimin.
“S’mund të çojë kasetat e tij të gatshme në SPAK”. Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa i përgjigjet Veliajt: Të japë llogari për shpifjet. Vettingu në politikë këput fijet e pushtetarëve me krimin
Erioni i propagandës nuk mund të cojë kasetat e tij të gatshme ne SPAK. Atje ai duhet të shfaqet live dhe të dëshmojë për shpifjet që i rëndojnë ligjërisht.
Koha e akuzave të rreme, e gënjeshtrave dhe e baltës mbi kundërshtarin duhet të marrë fund.
Për ta konkretizuar këtë akt duhet miratuar sa me shpejt vetingu i politikaneve në mënyrë që çdo i zgjedhur në këtë vend të japë llogari për pasurinë e pajustifikuar dhe lidhjet me krimin.
Vetëm kështu lidhjet e politikës me krimin dhe korrupsionin mund të ndahen përfundimisht dhe shqiptarët te kenë klasën politike që meritojnë”, shkruan Zhupa.
/b.h