Vijon të mos ketë asnjë të dhënë për vendndodhjen e makinës tip ‘Volksëagen’ me të cilën dyshohet se biznesmeni Rruzhdi Hoxha është çuar në Malin e Dajtit për t’u ekzekutuar më pas në zonën e Qafë Mollës.
Edhe pse ka kaluar mbi dy javë nga zbulimi i trupit të pajetë të biznesmenit Hoxha dhe në burg për vrasjen ndodhen dy vëllezërit Rrushi, prokuroria ende nuk ka as makinë e ngjarjes dhe as armen e krimit që të mund të kyç pas ‘hekurave’ dy vëllezërit.
Prokuroria dyshon se makina me të cilën kanë transportuar Hoxhën drejt Dajtit është çmontuar për të mos lënë asnjë gjurmë.
/b.h