Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, u shoqërua me debate të ashpra mes kryetarit të komisionit Eduard Shalsi dhe deputetit të Partisë Demokratike Edmond Spaho.
Shkak për inicimin e diskutimeve u bë devijimi nga tema i kryetarit të komisionit Shalsi, i cili filloi të fliste për ligjin e start-upeve dhe kompanive amerikane që janë të interesuara për investime në fushën e teknologjisë së informacionit në Shqipëri. Në atë moment ndërhyri deputeti Spaho, i cili i kërkoi të përqëndrohej te tema dhe mos të fliste përralla. Kjo ndërprerje bëri që të nisnin fyerjet personale mes të dyve.
Pjesë nga debati:
Eduart Shalsi: Do të ftoja komisionin që në një moment të dytë të zhvillojmë një dëgjesë me këto kompani apo me këtë grup për të prezantuar se çfarë projektesh janë duke zhvilluar në vende të ndryshme të botës dhe çfarë synojnë të bëjnë në Shqipëri me teknologjinë e informacionit dhe potencialet e Shqipërisë që janë me të vërtetë tepër të mëdha nga çfarë kemi mundur të shfrytëzojmë.
Edmond Spaho: Na paraqisni këtu shtetin që parandalon pastrimin e parave, kur është shteti më i kalbur për sa i përket pastrimit të parave. Në vend të flasim për këtë na flet për sturt-upet
Eduart Shalsi: Unë e di vëlla që të intereson han pa porta. Ç’a çudirash?! Nuk meriton përgjigje se ma ke bere disa herë këtë gjë. Fare mo burrë, fare! Si s’të vjen zor se ma ke bërë 100 herë këtë gjë dhe vazhdon ta bësh. Të paktën në respekt të deputetëve të tu
Edmond Spaho: Vjen këtu na tregon përralla
Eduart Shalsi: Lere tani të tregoj ty, ti se meriton fare të të jap fjalën. Si nuk të vjen turp goxha burrë. Altin të kërkojë ndjesë. Si s’të vjen zor gjithë ky burrë 60 e ca vjeç s’ka as minimum etike. Ç’është kjo histori?!
Edmond Spaho: Zor t’ju vi ju që e keni kthyer vendin në fabrikë të pastrimit të parave.
/b.h