Mësohet se Dushaj kishte mundur të çante rrethimin e policisë në zonën e Shkodrës ku morën pjesë në operacion Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato RENEA.
Pasi ka çarë rrethimin, Dushaj udhëtoi drejt Tiranës aty ku edhe iu është dorëzuar forcave të policisë. Autori i dyshuar i vrasjes është lokalizuar tek sheshi Shqiponja në hyrje të Tiranës. Policia ka negociuar për disa orë, pasi ai ka kërkuar siguri për jetën. Pas negociatave ai u arrestua.
Dushaj vrau me armë zjarri, Abdullah dhe Skënder Shkëmbin më 2 janar pasi u refuzua për dhëndër të familjes.