Në kuadër të aksionit kombëtar “Ta pastrojmë Shqipërinë” të 26 nëntorit, orgnizata ‘Green Line Albania’ sot mbajti një takim me strukturat e Bashkisë së Tiranës, e cila do t’i bashkohet këtij aksioni siç ka bërë edhe në të shkruarën duke qenë gjithmonë e para në gatishmëri e efikasitet. Ky takim u zhvillua sot për koordinimin në rang qarku të këtij aksioni në prani të n/kryetarit Andi Seferi, drejtoreshës së çështjeve mjedisore Diana Mile si dhe të gjithë administratorët e njësive administrative përkatëse.
Takimin e hapi Ervin Shehaj me një komunikim mbi programin e aksionit ku tashmë është bërë i njohur nga të gjithë pasi është viti i disatë i aksionit kombëtar.
Më tej, N/Kryetari i Bashkisë Tiranë Seferi u sigurua që çdo njësi administrative do të ketë shpërndarje në pikat më problematike dhe jo vetëm ku si risi këtë vit Drejtoria Përgjithshme Nr. 1 e Punëtorêve Të Qytetit dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – do vazhdojnë me mbjelljen e pemëve.
Ai theksoi se përfshirja e administratës do jetë totale gjithëpërfshirëse. Ky aksion kombëtar do të jetë i veçantë për kryeqytetin pasi përkon edhe me ditët e pavarësisë./m.j