Dy oficerë policorë u kapën duke fjetur në makinën e tyre të patrullimit Ditën e Vitit të Ri.
Policët u fotografuan në makinën e cila ishte e parkuar në juglindje të Londrës.
Ata e kishin lënë makinën ndezur ndoshta për të mos u ftohur makina. Njëri prej kalimtarëve tentoi t’i zgjojë policët por nuk ia doli.
Postimi i fotografisë në rrjetet sociale shkaktoi kritika të shumta. Shumë përdorues të rrjeteve sociale thanë se policët duhet të pezullohen pasi nuk janë duke e respektuar detyrën e tyre.
Ndërsa të tjerë i mbrojtën duke thënë se policët sigurisht kanë punuar dy ndrrime vitesh rresht.