Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj është paraqitur mesditën e kësaj të marte në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka.
Deputeti i PD ndodhet në zyrën e Palokës, për të verifikuar një pjesë të firmave të delegatëve që janë dorëzuar nga ish-kryeministri Sali Berisha që kërkon thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD në 11 dhjetor.
Një delegat që i përkiste njësisë 5 dhe tjetri që i përkiste njësisë 7, e kanë konfirmuar dhënien e firmave me vullnetin e tyre gjatë telefonatës me Shehajn, e cila është filmuar edhe nga kamerat e pranishme.
Vlen të përmendet se Kuvendi Kombëtar i PD është thirrur për tu mbajtur në dy data.
Njëri është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, më datë 11 dhjetor, e tjetri, më datë 18 dhjetor me kërkesë të kryesisë së partisë Lulzim Basha./m.j
Ju jeni ndytsira pa perjashtim,si ata te plakut hajdute e vrases,ashtu edhe ata lyli karapushtit.