Kryeministri Rama dhe Zv.Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitrov ( ne mungese te Zaev per shkak te tragjedise) do ti bashkohen online një takimi të Open Balkan, takim që do të ketë në qëndër të vëmendjes fjalën e tyre të mërkurën rreth 14:00 në parlamentin serb.
Prezent në parlamentin serb në krah të presidentit Vucic do të jetë edhe përfaqësuesi i BE, Miroslav Lajcak, ndërsa virtualisht në këtë takim do të jetë pjesmarrës Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Escobar pritet të përsërisë thirrjen drejt tre vendeve të tjerë të ballkanit perendimor si Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja për tiu bashkuar kësaj nisme.
Më herët nga BRE është deklaruar se nisma “Open Balkan” duhet të jetë gjitëpërfshirëse.
Takimi i paraprin atij që pritet të jetë në fund të dhjetorit në kuadër të “Open Balkan”, ku do të firmohen edhe marrëveshje konkrete.
/a.r