Presidenti Ilir Meta në një intervistë televizive është shprehur se 13 tetori ka qenë një zgjedhje e Bashës pasi kryeministri Rama nuk vinte në tryezë.
Meta: Harruam ne që patëm gishta që humbën gishtat, që humbën syrin. Unë gjykova, jo thjesht për të, por ai përfitoi më shumë. Unë gjykova që për hir të vendit, të integrimit, të bëj këtë zgjidhje, që t’i jap një rrugëdalje opozitës që ka hyrë në qorrsokak, dhe që të mos përplasim njerëzit. Datën 13 tetor e ka caktuar zoti Basha, sepse zoti Rama nuk vinte në tryeze. Ky e ka zgjedhur bashke me përfaqësues të opozitës që kanë ardhur në tryezë. Si shpjegohet që kërkuesi kryesor, nuk çoi asnjë shkresë në KQZ. Nuk mund të thuash kemi ndihmuar presidentin. Karriera e tij do të ishte përvëluar po të ndodhte incidenti më i vogël atë ditë. Unë mora një kosto për vendin. Jam krenar që kam ndihmuar vendin.
/b.h