Bashkimi Evropian pret që Irani dhe Arabia Saudite të reagojnë në mënyrë të përgjegjshme në këtë situatë tepër të komplikuar dhe ku asnjë përpjekje nuk duhet të kursehet për të mënjanuar përshkallëzimin e tensionit, deklaroi zëdhënësja e unionit.
”Kjo ngjarje nuk vë në dyshim vazhdimin e bisedimeve për paqen në Siri, në tryezën e bisedimeve të së cilës janë të pranishëm edhe Teherani me Riadin”, shtoi ajo.
Arabia Saudite njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, pas ekzekutimit të një lideri fetar shiit nga ana e Riadit.