Për 3 ditë me radhë Tirana është kthyer në qendrën e Inovacionit të Ballkanit Perëndimor, ku 200 sipërmarrës të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Serbia organizuan konkursin më të madh pjesë e sfidës globale të TechStars Startup Weekend. Gjatë sfidës 3-ditore mentorët dhe ekspertët që përfaqësojnë disa nga kampionët e industrisë mbështetën sipërmarrësit në sfidat e tyre për të ndërtuar zgjidhje dhe për të bashkëpunuar në një mjedis konstruktiv.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, gjatë dhënies së çmimit ekipit “Biovir” që u shpall fitues i kësaj gare, ka deklaruar se të rinjtë me idetë e tyre inovative janë sot e ardhmja e Ballkanit pa kufij
Veliaj ftoi të rinjtë shqiptarë por dhe ata ballkanas të bëhen pjesë e eventeve të Kryeqytetit Europian të Rinisë në Tiranë vitin e ardhshëm.
“Për 40 ditë Tirana do jetë ‘European Youth Capital 2022’. Kështu që, nëse keni një ide, nëse keni një aktivitet që doni të organizoni dhe keni nevojë për dikë që t’ju mbështesë qoftë edhe financiarisht, Bashkia e Tiranës do jetë këtu për 1 vit ku jemi ‘Kryeqyteti Europian i Rinisë’ me 1 mijë aktivitete nga 1 janari deri më 31 dhjetor. Kështu që, ftesa është e hapur, na përdorni, përdoreni këtë qytet dhe ne do jemi shumë të lumtur që t’ju shohim gjatë gjithë 2022-it teksa jemi ‘European Youth Capital’”, e mbylli kryebashkiaku fjalën e tij.
Konkursi Techstars Startup Weekends Balkans mbështetur nga BERZH dhe organizuar në Tiranë nga Ofiçina, u fokusua në sfidat që kanë të bëjnë me energjinë, kripto & blockchain, siguria kibernetike, telekomunikacion, turizëm dhe AgriTech, financa dixhitale si dhe e-commerce.
Lista e plotë e fituesve:
BIOVIR – 1 week bootcamp in a European Startup Hub
3R SHKODRA – Custom Website, 1 year hosting service, 1000 euros coupon from Amazon
TESLA PROJECT – Paid trip to the next Startup Conference in EU
HAPEN AGENCY- Shell Energy Prize- Providing Technical Support
CASPER SCOOTER – Advisory Services from EBRD Team
THE SOLVERS – Participation in an incubation program in a regional western Balkan hub
/b.h