Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku, u shpreh se qeveria përmes paketës fiskale po ua bën jetën e vështirë bujqëve dhe po privilegjon bizneset e oligarkisë.
Ajo vuri në dukje se në paketën fiskale përcaktohet ndër të tjera se hiqen përjashtimet për bizneset që importojnë 50 mln lekë duke e vendosur kufirin e përjashtimit në 500 mln lekë.
Tabaku e ftoi ministren që të përgjigjej se sa biznese do të përfitonin nga përjashtimet nga importet prej 500 mln lekë. “Nuk kemi një shifër për këtë përjashtim”, mësohet të jetë përgjigjur ministrja Delina Ibrahimaj.
Ndërkohë që Tabaku shprehu shqetësimin se këto ndryshime janë në kurriz të 95% të bizneseve dhe favorizojnë sërishmi 5% të bizneseve.
/a.r