Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka urdhëruar kryerjen e testit të drogës për të gjithë punonjësit e policisë.
Sa i përket këtij vendimi, mësohet se ka nisur edhe zbatimi i tij me një grup të parë punonjësish të Policisë së Shtetit të cilët janë paraqitur pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, në repartin e toksikologjisë, për të bërë testimet.
Efektivët që mund të rezultojnë si përdorues droge përfshirë ato të fortat dhe më pak të tilla, do të përjashtohen nga radhët e policisë, madje do të ketë edhe hetim dhe mbajtje të përgjegjësive për shkeljen e ligjit dhe rregullores së Policisë së Shtetit.
Pavarësisht insistimit të një sërë aktorëve për të implementuar një ligj të tillë dhe zbatuar atë, ka patur shmangie dhe mungesë të vullnetit për këtë çështje. Nuk janë të pakta rastet kur ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit ka nisur hetim apo janë caktuar masa disiplinore për shkak të përfshirjes në veprimtari ikriminale përfshirë edhe trafikimin e narkotikëve apo lidhjet e favorizimin e personave që merren me aktivitete të tilla.
/a.r