Fëmijëria e një pjese të mirë të shqiptarëve ka kaluar përpara televizorit duke parë telenovela meksikane, madje jemi bërë edhe njohës të gjuhës. Por, një nga histori nga telenovelat e Meksikës ka ardhur në vendin tonë, madje as nuk po xhirohet, por po jetohet.
Cynthia Vargas, është një nga protagonistet e saj, e cila na rrëfen për “Shije Shtëpie” në Tv Klan arsyen pse ajo ndodhet në vendin tonë.
Agida Koçi: Si ke ardhur në Shqipëri?
Cynthia: Kam ardhur nga dashuria, nga një histori dashurie. Ne jemi njohur në Norvegji si studentë, unë kam studiuar Punë Sociale dhe ai jetonte atje, unë shkova për shkëmbim studentor dhe u njohëm. Më pas kemi kaluar disa kohë larg, erdhëm këtu për pushime përpara pandemisë dhe më pas nisi pandemia e tani rrimë këtu.
Katerina Trungu: Domethënë ai është shqiptar?
Cynthia: Po, është shqiptar.
Katerina Trungu: Nga cili qytet?
Cynthia: Nga Lushnja.
Katerina Trungu: Keni vendosur të qëndroni gjatë këtu, si duket qëndrueshmëria në Shqipëri?
Cynthia: Më duket jetë shumë e qetë, shumë e bukur, na pëlqen shumë.
/a.r