Një makinë e vjetër e parkuar për gati gjysmë shekulli në të njëjtin vend është kthyer në një atraksion turistik në Conegliano, Itali.
Më shumë se katër dekada më parë, Angelo Fregolent ndaloi së përdoruri makinën Lancia Fulvia, e parkoi pranë derës së shtëpisë së tij dhe nuk e ka lëvizur më kurrë.
Që nga viti 1974, ajo ka qenë gjithmonë e parkuar në të njëjtin vend. Më pak se një muaj më parë autoritetet vendosën ta largonin nga vendi ku ishte parkuar.
Pasi të restaurohet, këshilli i qytetit do ta ekspozojë atë në një kopsht komunal që ndodhet përballë shtëpisë së Fregolent, pronarit të saj.
/a.r