Zv/ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini deklaroi ditën e sotme në Komisionin e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale se aktualisht në vend janë 620 mijë doza vaksine stok që pritet të aplikohen për dozën e tretë në disa kategori të caktuara që janë miratuar për t’u bërë pjesë e këtij plani vaksinimi. Tomini u shpreh se dozat Sinovac do aplikohen di dozë e tretë. Ajo theksoi se të gjithë ata që kanë marrë dozat e para Astra Zeneca nuk do të marrin Sputnik dhe e anasjella.
“Jemi përmbajtur në objektivin për vaksinimit. Rekomandimet po përshpejtohen kundrejt planit të veprimit. Në lidhje me vdekshmërinë, niveli i vdekjeve dhe të gjithë të dhënat e tjera janë të sakta të marra nga të gjithë strukturat që monitorojnë pacientët sa i përket COVID. Centralizimi i rasteve në COVID 1 dhe COVID 3 ka përvijuar gjatë gjithë fazës së pandemisë duke u kaluar shkallë pas shkalle në varësi të kapaciteteve te ezauruara në nivel qendror, në spitalet rajonale. Sa i përket vaksinës Sinovac, e dini edhe pse jemi lakuar shumë shpesh për efektivitetin. Është vaksinë e vendosur në listën e vaksinave për emergjencë nga OBSH.
E miratuar nga SHBA për green pass. Duhet të theksohet që aktualisht është tejkaluar limiti i 1 mln vaksinave që kanë ardhur nga Sinovac për t’u aplikuar në Shqipëri. Aktualisht kemi mbi 1 mln vaksina Pfizer Secila vaksinë e aplikuar për të hyrë në Shqipëri në momente të caktuara të pandemisë, ka ardhur me miratimin e komitetit teknik të vaksinimit i cili ka rekomanduar aplikimin e tyre në faza të ndryshme të pandemisë. Dëshira dhe vullneti i mirë për të pasur vaksina Pfizer është edhe takimi i sotëm për aktin normativ.
Në lidhje me zbatimin e protokollit sa i përket dy dozave, për ata që kanë aplikuar Sinovac kemi rekomandimet bazë që janë implementuar me një udhëzues specifik për të gjithë mjekët në Shqipëri. Individët që kanë aplikuar Sinovac do vazhdojnë me kalendarin e planifikuar. Nëse ka vaksina Sinovac stok, do aplikohen si dozë e tretë. Aktualisht ka një stok, mbi 620 mijë doza vaksinë, duke përfshirë dozat e vaksinës së disponueshme”, deklaroi ajo.
“Për të gjithë popullatën që ka aplikuar Sputnik nuk do aplikohet Astra Zeneca. Dhe e anasjella për të gjithë ata që kanë marrë Astra Zeneca, nuk do aplikohet doza e tretë Sputnik. Çdo rekomandim është ndjekur hap pas hapi”.
g.kosovari