Modelja seksi, Beniada Nishani, ka disa javë që është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Beniada ka zbuluar mjaft detaje nga jeta e saj profesionale dhe ajo private. Së fundmi, ajo ka rrëfyer se është ndjerë e diskriminuar teksa ka ngjitur shkallët e karrierës në Itali.
Këtë gjë ajo e ka treguar për Sarah gjatë një bisede të ngrohtë me njëra-tjetrën. Bukuroshja bionde u shpreh se gjatë pjesëmarrjes në një konkurs bukurie është përballur me bullizëm online për shkak të orgjinës së saj.
“Unë isha pjesëmarrëse dhe poshtë emrit tim shënohej që isha nga Shqipëria. Online kam pasur komente pafund, njerëzit shkruanin komente të tipit ‘kthehu në vendin tënd’, ‘ ky është spektakël italian dhe jo shqiptar’ etj. Kam patur pafund komente edhe më të rënda. Unë kam ikur 3 vjeç në Itali dhe prap më quanin të huaj”, tha Nishani.
/a.r