Në aeroportin e Mumbait në Indi gjithçka ishte gati për fluturimin e një aeroplani, që kishte destinacion Stambollin e Turqisë.
Por, në moment të fundit, është gjetur një telefon celular, i cili nuk dihej kujt i përkiste.
Nga frika se ky telefon mund të ketë ndonjë bombë, që dirigjohet nga larg, është anuluar fluturimi.
Të gjithë 250 udhëtarët që po prisnin për të hipur në aeroplan janë kthyer, ndërsa forcat e sigurisë, kanë filluar të kontrollojnë avionin.
Pas katër orësh, është gjetur se telefoni i përkiste një udhëtari, që i ka rënë nën ulëse.
Udhëtimi është kryer pas katër orëve, kur është kuptuar se nuk bëhet fjalë për ndonjë sulm të mundshëm.