Një punëtor i kazinosë në Londër është arrestuar pasi ai është vërejtur se vidhte “chipsa” të kazinosë. Ai kishte përdorur një metodë që i mundësonte vjedhjen pa u dalluar për muaj me radhë. Metoda e tij ishte se kishte një gyp te xhepi dhe në momentin që ndante letrat dhe kur i mblidhte ato rrëmbente edhe ndonjë “chips” duke e future në gypin e krijuar për t’i arkëtuar në fund të këmbëve, transmeton Koha.net. Ai kishte bashkëpunuar me një punëtore tjetër dhe paratë i nxirrte nëpërmes saj gjatë kohës së pauzës.