Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në një autostradë në San Diego. Një kamioni të blinduar banke iu hap dera e pasme dhe një sasi e madhe parash ranë në rrugë.
Menjëherë dollarët janë shpërndarë në një sipërfaqe të madhe të autostradës dhe shoferët nga të dyja anët ndaluan makinat për të mbledhur kartëmonedhat.
Policia e Kalifornisë ka dalë me një deklaratë për këtë ngjarje dhe iu ka bërë thirrje të gjithë personave që kanë marrë para t’i dorëzojnë ato sa më shpejt, në të kundërt do të përballen me akuza penale. Deri tani, dy persona janë arrestuar.
Ndërkohë, një hetim ka nisur për hapjen e dyerve të kamionit të blinduar, i cili po transportonte një sasi të konsiderueshme kartëmonedhash për në Rezervën Federale.