Bujar Vreto , kryetar i PD në degën Librazhd përgjigjet ndaj akuzave për mospjesëmarrjen e tij në “foltoren” e organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha:
Së pari në foltoren e zotit Sali Berisha nuk isha i njoftuar si kryetar i degës së partisë Demokratike. Absolutisht isha në kontakt me shumë demokratë dhe me struktura të partisë Demokratike. Të gjithë ata që kanë hedhur akuza duhet të dinë qartë dhe ta vendosin mirë në kokën e tyre se unë vij nga një familje e madhe patriotike dhe me hsitori që nga koha e Rilindjes dhe më tutje. Nuk mund të them për rilindjen e sotme që e kanë bastarduar ëktë lloj termi. Dua të them se kam mbi 30 vite në demokraci që kam bashkëpunuar me krenari si me liderin historik si me kreun aktual Lulzim Basha.
PD u kthye me mision të caktuar për të shkruar historinë. Librazhdi im kishte një datë feste të vetën, pra clirimin e tij dhe në cdo vit ne e kemi nderuar këtë festë. Unë si përfaqësues i degës së PD këtu përvec një viti, kam qenë cdo vit. Ata që më akuzojnë sot mua kanë ndenjur në një cadër me Gramoz Rucin dhe me Namik Doklen. Si duhet të veproja unë, të mos merrja pjesë në festën e clirimit të Librazhdit?
Demorkatët dhe militantët e shkretë prej 30 vitesh nuk kanë fituar asgjë.
U trishtova shumë kur aty ishin ata persona që në 2005 dhe 2013 i zhvatën xhepat e qytetarëve për të regjistruar një pronë dhe për t’i futur në punë. Rrinë me laptop në dorë duke parë kush të dalë në pension t’i marrin paratë. Unë i kam bërë që në atë kohë këto denoncime dhe e pësova duke ngelur i papunë. Unë jam legjitim i zgjedhur kryetar me mbi 80% të votave.
/b.h