Një veprim i çuditshëm ka ndodhur në Prizren. Mjetet për pastrimin e borës në këtë qytet kanë lëvizur me goma të verës. Kjo nuk ka mbetur pa u vërejtur nga Televizioni i Prizrenit që ka xhiruar sekuenca kur kamioneta që hedh krip nëpër rrugët në qytetin antik rrëshqet vetë në borë. Në një moment ajo bllokohet në një tatëpjetëz jo fort të lartë në sheshin “Shatërvan”, konkretisht në afërsi të xhamisë së Sinan Pashës, ndërsa punëtorët detyrohen që me kova dhe duar të hedhin kripë dhe rërë. Megjithatë, sipas këtij televizioni lokal, gjendja e rrugëve kryesore në qytetin e Prizrenit paraqitet e mirë, por një gjë e tillë nuk mund të thuhet për ato sekondare. Komuna e Prizrenit ka ndarë rreth 55 mijë euro për kompanitë e kontraktuara në mirëmbajtjen e rrugëve për pastrimin e borës.