Duket se Donaldit nuk i pëlqen aspak kur të tjerët e etiketojnë si partneri i Bora Zemanit.
Mbasditen e djeshme, aktori i njohur i humorit ka treguar se përcaktime të tilla duhet të ndalojnë. Ai u shpreh se në këtë lojë ka hyrë vetëm dhe do të vazhdojë të luajë si i tillë.
“Unë nuk jam i askujt, boll më me etiketime se nuk jam ‘njeriu i Borës’, në lojë kam hyrë vetëm dhe pa sqaruar shumë gjëra nuk mund të them që jam në një lidhje”, tha Donaldi.
Këtë gjë e aprovuan edhe dy konkurentët e rinj, Meridiani dhe Antonela, të cilët këmbëngulën se publiku është ende i paqartë për marrëdhënien që kanë ata të dy.
“Duhet ta qartësosh këtë gjë, në publik po të njohin si Donaldi i Borës dhe kjo gjë po e penalizon lojën tënde. Thauje njëherë e mirë dhe të qartësosh këtë gjë’”, i thanë dy banorët e rinj.
Kjo gjë revoltoi tepër Semin e cila e prekur tha se Donaldi nuk mund të bëjë këtë deklaratë sidomos pas puthjes romantike që ai dhe Bora shkëmbyen me njëri-tjetrin.
Mirëpo kjo kundërpërgjigje e ka mërzitur Donaldin i cili i përlotur i është drejtuar banorëve me këto fjalë:
“Unë kam bërë shumë për njerëzit, ndërsa asnjë nuk bëri kurrë një gjë për mua. Nuk më ka pyetur askush nëse jam mirë apo jo. Dua thjesht të më lënë të qetë me jetën time. Po kalohen limitet këtu. Bora është një person që nuk është prezent këtu dhe nuk ka pse të përfshihet fare në diskutime”
/b.h