Një gazetar somalez, i cili ishte një kritik i grupit militant islamik al-Shabab, është vrarë në një sulm vetëvrasës me bombë në kryeqytetin, Mogadishu. Abdiaziz Mohamud Guled u vra teksa po dilte nga një restorant në qytet. Dy persona të tjerë aty pranë u plagosën nga shpërthimi dhe u dërguan në spital.
Grupit militant islamik al-Shabab mori përsipër sulmin dhe pranuan se kishin shënjestruar gazetarin, i cili punonte për Radio Mogadishu.
Sipas Radio Mogadishu, Sulmuesi shpërtheu një pajisje përpara një makine pranë restorantit ku Guled shoqërohej nga drejtori i Televizionit Kombëtar Somali dhe një shofer, e për pasojë gazetari mbeti i vrarë.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe kryeministri somalez Mohamed Hussein Roble, i cili i shprehu ngushëllimet familjes.
“Abdiazizi ishte një gazetar punëtor dhe hero kombëtar që punoi për vendin, popullin dhe fenë e tij me guxim”, tha ai.
Gazetari Guled ishte i njohur për intervistat e tij me të dyshuarit e arrestuar të al-Shabab dhe transmetimet e tij shpesh tërhoqën audiencë të madhe.
Al-Shabab është një grup ekstremist islamik që ka luftuar me trupat qeveritare të mbështetura nga OKB për më shumë se një dekadë. grupi militant islamik ka kontrolluar kryeqytetin Mogadishu deri në vitin 2011, kur u dëbuan nga trupat e Bashkimit Afrikan, por ende kanë nën kontroll një zonë në Afrikë orgazizojnë sulme të shpeshta kundër qeverisë.
Al-Shabab mbron versionin e rreptë të Islamit të frymëzuar nga sauditët, ndërsa shumica e somalezëve janë sufis. Al-Shabab ka imponuar një version të ashpër të Sheriatit në zonat nën kontrollin e saj, duke përfshirë vrasjen me gurë për gratë të akuzuara për tradhti bashkëshortore dhe prerjen e duarve të hajdutëve.
Zyrtarët qeveritarë kanë fajësuar grupin për disa nga sulmet terroriste më vdekjeprurëse në Somali. Vitin e kaluar, analistët në Projektin e të Dhënave për Vendndodhjen dhe Ngjarjet e Konflikteve të Armatosura vlerësuan se Al-Shabab kishte qenë përgjegjës për vdekjen e mbi 4.000 njerëzve që nga viti 2010.
/b.h