Salianji mbledh degët e PD Korçë dhe Maliq: 100% e anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe 83% e kryesive të degëve mbështesin 18 Dhjetorin

Salip

Për deputetin Ervin Salianji  ka vetëm një Kuvend të Partisë Demokratike dhe ai do të mbahet më 18 dhjetor. Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së kryesisë së PD në Korccë, Salianji u ka shprehur mirënjohjen për sakrificën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të drejtuesve të Grupseksioneve dhe seksioneve, çdo demokrati që përballë çdo represioni shtetëror, joshje qeveritare apo kërcënimi arritën të marrin rezultatin më të mirë dhe se 2009.

Më tej Salianji tha se 100% e anëtarëve të kryesisë së Korçës janë në mbështetje të Kuvendit të 18 Dhjetorit.

“100% e anëtarëve të kryesisë së Korçës janë në mbështetje të Kuvendit të 18 Dhjetorit. Edhe për degën e Maliqit është e nejta situatë dhe ccdo pretendim tjetër i rremë është diskredituar. Ju i shikoni njerëzit kur hyjnë dhe dalin. Përpkeja përbashkuese që po bën PD po gjen mbështetje për të mos lejuar që interesi personal të prevalojë. PD nuk del dot kundër SHBA-ve sepse partneriteti me ta është i dosmosdoshëm.  Kuvendet nuk janë si dasmat që gjithsecili fton këdo, ka procedurë të caktuar. Kuvendet përcaktohen sipas një procedure të caktuar në zbatim të statutit. Kuvend ka vetëm në datën 18, mitingje kanë të gjitha partitë e tjera politike. Patën një mundësi për depozitimin e firmave nuk u bë dhe kryesia vendosi datën 18. Është e jashtëzakonshme mbështetja e strukturave drejtuese. Diskutimet vetëm mirë i bëjnë PD-së. Kur ka imponim me dhunë, partitë politike nuk kanë pronar.

Po harrohet lufta ndaj Ramës, me luftën ndaj Berishës dhe luftë e re që mban erë ndaj presidentit?

Lufta është veç ndaj Ramës.  Ndaj vjedhjes së qeverisë. Do të ndodhin të gjitha lëvizjet e duhura. Ne jemi në terren, prandaj partia ka diskutime dhe ne nuk mund të tregojmë se kush mbush sallat. Kjo është një përpjekje që me të gjithë që janë të dëshpëruar nga vjedhja e zgjedhjevetë ccojmë në një analizë serioze. Analiza duhet të zhvillohet për të nxjerrë edhe përgjegjësit duke nisur nga deputetët.

Çfarë ndodh me ata antare të kryesisë që do të jenë në 11 do përjashtohen?

Nuk ndalohen ëndrrat. Anëtarët do vazhdojnë të jenë brenda PD. PD nuk përjashton asnjë.

(BalkanWeb)

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com