1910 Vdiq shkrimtari dhe mendimtari rus Leo Nikolajeviç Tolstoj, një nga më të mëdhenjtë e letërsisë botërore. Me romanin “Lufta dhe Paqja” krijoi një lloj romani të konsideruar si modul I “kohës dhe hapësirës” (roman epik). Artisti-analist ishte i preokupuar me problemet moralo-etike dhe shoqërore dhe si estetist letrar mbrojti artin didaktik për popullin (“Ana Karenina”, “Tregime Sevastopol”, “Tregime popullore”, “Çfarë është arti”).
1894- Vdiq kompozitori dhe pianisti rus Anton Grigorjevic Rubinstein, themeluesi i Konservatorit të Shën Petersburgut, një nga pianistët më të mëdhenj të shekullit të 19-të. Ai kompozoi opera, bëri kompozime për piano, këngë solo (cikli “Këngë persiane”).
1925- Lindi balerina ruse Maja Pliseckaja, ylli i Teatrit Bolshoi për gati gjysmë shekulli. Në moshën 11-vjeçare filloi të luante në një kor baleti, kurse në vitin 1943 u bë soliste dhe më pas ishte prima balerinë, duke realizuar një sërë rolesh kryesore në baletin klasik dhe atë modern.
1945-Filloi gjyqi i kriminelëve nazistë të luftës në Luftën e Dytë Botërore në Nuremberg përpara Gjykatës Ushtarake Ndërkombëtare, në të cilën, për herë të parë në histori, një forum ndërkombëtar dënon agresionin si krim kundër njerëzimit dhe po ashtu dënoi autorët përgjegjës. Dhjetë muaj më vonë, 12 të pandehur u dënuan me vdekje, tre me burgim të përjetshëm, katër me 10 deri në 20 vjet burg dhe pesë u liruan.
1975- Vdiq fashisti spanjoll Francisco Franco, i cili sundoi Spanjën në mënyrë diktatoriale për 36 vjet. Dy ditë më vonë, Juan Carlos u bë mbret i Spanjës.
1980- Në Kinë fillon gjyqi i një “bande katër anëtarësh” të udhëhequr nga Dang Qing, e veja e Presidentit Mao Ce Dun. Ata akuzoheshin për tradhti dhe krime gjatë Revolucionit Kulturor 1966-76.
1998- Nga Kozmodromi Baikonur, Rusia lëshon modulin e parë të Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor të ardhshëm, i cili kushtoi 60 miliardë dollarë.
2001- Në zgjedhjet e përgjithshme në Danimarkë, socialdemokratët humbasin pushtetin për herë të parë në 80 vjet. Liberalët e Anders Fogh Rasmussen fituan.
2006- Vdiq regjisori amerikan Robert Altman, fituesi i çmimit Oscar për Arritje të Përjetshme. Ai është autor i filmave legjendar “M.A.S.H.”, “Nashville”, “The Player”, “Short Cuts”, “Kansas City”. BETA