Mijëra protestues janë mbledhur në qendër të Vjenës, kundër vendimit të qeverisë për mbylljen dhe vaksinimin e detyrueshëm, si masa parandaluese kundër COVID-19..
Mediat e huaja shkruajnë se protesta u organizua nga partia e ekstremit të djathtë FPO.
Qytetarët u mblodhën në zemër të kryeqytetit të shoqëruar me parulla dhe brohoritje “kundër diktaturës së koronavirusit”, “Jo ndarjes së shoqërisë”, shkruhej në disa nga pankartat.
Një mësuese e cila i ishte bashkuar protestës deklaroi se nuk është e drejtë që qytetarëve t’i privohen të drejtat.
Kujtojmë se ditën e djeshme kancelari Alexandër Salenberg njoftoi vendosjen e një bllokimi të ri deri më 13 dhjetor. TEMA