Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur sot në Librazhd për ‘Foltoren’ e radhës me demokratët.
Mësohet se deputetët e PD, Luçiano Boçi, Edmond Spaho, dhe ish-Presidenti Bujar Nishani shoqërojnë ish-liderin demokrat.
Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur Kuvendin Kombëtar të PD më 11 dhjetor, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha e ka thirrur Kuvendin Kombëtar më 18 dhjetor.
Më herët ka nisur edhe përplasja mes tyre, ku ish-kryeministri Berisha ka nisur mbledhjen e firmave për mbledhjen e Kuvendint Kombëtar.
/b.h