Ngjarja e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik, ku një 38-vjeçar vrau dhe groposi të miturin në Fier, risolli debatin për “dënimin me vdekje”.
Dje, Gjykata e Fierit dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Klodian Çalamanin, vrasësin e 8-vjeçarit Mateo Vasiu.
Qytetarët dhe familjarët e të ndjerit e kundërshtojnë këtë vendim dhe kërkojnë që 38-vjeçari të dënohet me vdekje, të varet në mes të qytetit ashtu siç ka ndodhur në vitin 1992.
Megjithatë Shqipëria nuk e ka këtë ligj. Por një numër vendesh anembanë botës kanë ende fuqinë për të vendosur dënimin me vdekje si një dënim për njerëzit që shpallen fajtorë për krimet më të rënda.
Sa njerëz ekzekutohen çdo vit?
Amnesty International regjistroi 657 ekzekutime në 20 vende në vitin 2019, një rënie prej 5 për qind krahasuar me vitin 2018 (të paktën 690).
Bjellorusia është i vetmi vend evropian që nuk e ka hequr dënimin me vdekje.
Kina mendohet se ekzekuton mijëra njerëz çdo vit edhe pse ata nuk i regjistrojnë të dhënat e tyre. Më i larti i radhës për vitin 2019 ishte Irani, i cili mendohet se ka vrarë më shumë se 251 njerëz në vitin 2019. Dhe në vitin 2018 ishte Pakistani, ai që ekzekutoi më shumë se 632 persona atë vit.
Vendet që zbatojnë dënimin me vdekje:
Bjellorusia
Belize
Botsvana
Çad
Kinë
Komoret
Kuba
Republika Demokratike e Kongos
Dominika
Afganistani
Antigua dhe Barbuda
Bahamas
Bahrein
Bangladeshi
Barbados
Egjipti
Guinea Ekuatoriale
Etiopia
Guajana
Indi
Indonezia
Irani
Iraku
Japonia
Xhamajka
Jordania
Kuvajti
Lesoto
Libinë
Malajzia
Nigeria
Sudani
Siria
Tajvani
Tajlandë
Trinidad dhe Tobago
Uganda
Emiratet e Bashkuara Arabe
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Vietnami
Jemeni
Zimbabve
Korea e Veriut
Omani
Pakistani
Territoret Palestineze
Arabia Saudite
Singapor
Somali
Sudani i Jugut
St Kitts dhe Nevis
Shën Luçia
Shën Vincenti dhe Grenadinet
/Gazeta Shqip/ a.r