Deklarat e Gazmend Bardhit se grupet kriminale në Elbasan kanë futur duart në procesin e mbledhjes së firmave pro Berishës për Kuvendin Kombëtar, kanë sjell reagimin edhe të deputetit të këtij qyteti Luciano Boci.
Ai shkruan se hijet e dyshimit mbi ata që përballuan me guxim masakrën zgjedhore të 25 prillit në Elbasan, është e pandershme dhe politikisht jo korrekte.
DY FJALË…
Demokratët e Elbasanit dhe kur kanë firmosur dhe kur jo, kanë shprehur vullnetin dhe bindjen e tyre, larg çdo presioni apo miklimi të çfarëdolloji.
Të hedhësh hije dyshimi mbi ata që përballuan me guxim masakrën zgjedhore të 25 prillit, për më tepër për guximin e tyre, është e pandershme dhe politikisht jo korrekte.
Unë jam përulur me respekt dhe do vazhdoj të jem falenderues për punën dhe sakrificën sublime të tyre!
Mua dhe të tjerët na ulën në parlament vota dhe mundi i atyre që kanë firmosur dhe atyre që nuk kanë firmosur për Kuvendin e 11 Dhjetorit.
Asnjë gjykim dhe paragjykim për askënd!
Vetëm borxh ndaj tyre, falenderime e bekime!
Pa ATA s’ka fitore!
Pa ATA s’ka bashkim!
Pa ATA s’ka PD!
Sekretari i Pergjithshem i PD, qe eshte edhe deputet ne Elbasan, hodhi akuza se Suel Cela, personazh i njohur per policine ne kete qytet, i ka bere presion delegateve te Kuvendit qe te firmosin pro mbajtjes se ketij forumi ne 11 dhjetor sipas kerkesave te Berishes.
/a.r