Dinamo arrin të kualifikohet në raundin tjetër të Kupës së Shqipërisë pas një “odiseje” të vërtetë në Air Albania Stadium, aty ku përballë Tiranës, nisur nga fitorja 2-0 përpara dy javësh, humbet dhe e çon në shtesë me të njëjtin rezultat (2-0) për bardheblutë, por pas 20 penalltish të goditura, arrin të triumfojë.
Heroi është Edvan Bakaj, ish-portieri i Tiranës, që sot mbron portën e Dinamos, i cili priti 3 penallti dhe gjithashtu realizoi edhe nga pika e bardhë, ashtu si homologu i tij, Bekaj, që megjithatë arriti të priste 2 të tilla, duke shënuar gjithashtu nga pika e bardhë vetë…
Tirana kishte shënuar 2-0 me anë të Gjumsi dhe Limaj, duke mos arritur dot një gol tjetër n në shtesën 30 minuta.
Nga pika e bardhë, fati i buzëqeshi ekipit të Shkëmbit, qe do te perballet ndaj Partizanit ne çerekfinale.