Hajduti pikaset nga pronari dhe më pas e sulmon me kaçavidë.
Dy shqiptarë janë arrestuar për grabitjen e një vile në Itali. Ngjarja ka ndodhur në periferi të Putignano, në zonën e Barit.
Shqiptarët ishin duke plaçkitur shtëpinë në momentin që pronarët, dy vëllezër janë kthyer në shtëpi dhe i kanë befasuar hajdutët duke i kapur “mat”.
Në atë moment njëri prej të dyve, një 40-vjeçar reagoi duke sulmuar njërin nga pronarët, ndërsa hajduti tjetër shqiptar u largua me shpejtësi.
Në shtëpinë e të arrestuarve u gjetën dhe sekuestruan kaçavida, çelësa makine, radio dhe mjete të tjera që përdoreshin për të kryer grabitjet.
/a.r